LSDM: Mirë që KSHPK po hapë raste të reja të nepotizmit, Ivanov të prononcohet për rastin në kabinetin e tij

Maqedonia

LSDM: Mirë që KSHPK po hapë raste të reja të nepotizmit, Ivanov të prononcohet për rastin në kabinetin e tij

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Kostadin Kostadinov

Të nderuar qytetarë, gazetarë të respektuar,

Gjorge Ivanov, njëjtë si Hrisitijan Mickosi hesht për rastin aktual me punësimet e vajzës të këshilltares së tij dhe dyshimet për nepotizëm gjegjësisht përplasjes së interesave. Siç e kaloi tërë mandatin me heshtje.

“Qytetarët presin përgjigje dhe ndërmarrjen e përgjegjësisë”, thuhet në kumtesën e Kostadinovit.

Anastasija Ilieska, anëtare e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, të Unionit të grave, ish këshilltare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe drejtoreshë në DAP, e punësuar si këshilltare për siguri në kabinetin e Ivanovit.

Vajza e saj, Andrea Ilieska megjithatë është e punësuar në Agjencinë për kundërzbulim, institucion, që është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Gjorge Ivanovit.

Duke pasur parasysh këto informacione, për këtë rast aktual në Kabinetin e Ivanovit ekzistojnë dyshime për konflikt interesash.

Krahas vajzës, në një institucion shtetëror është punësuar edhe vëllai i Ilieskës, Aleksandar Toshevski, i cili është i punësuar në Regjistrin Qendror në Prilep.

Duhet t’u bëjë thirrje të afërmeve të Ilieskës të tërhiqen nga vendet e punës, në emër të luftës kundër nepotizmit.

Është mirë që Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hap raste. I presim vendimet e këtij trupi të pavarur.

Paralajmërojmë se do të dorëzojmë parashtresa për të gjitha rastet tjera të punësimit të të afërmve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.

LSDM ofron zgjidhje dhe tashmë kanë filluar tërheqjet e para. Është koha të fillojë tërheqja e të afërmve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, në emër të luftës kundër nepotizmit.

Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së dhe deputet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat