Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka vonesa në kalimet kufitare

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka vonesa në kalimet kufitare

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:14
Komunikacioni

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata. Sot realizohen punët ndërtimore për vendosjen e sensorëve induktivë për numërimin e automjeteve në Autostradën A1, aksi Gradsko – Negotinë për shkak të së cilës do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit.

Prej orës 09:30 e deri në 10:00 do të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në tunelet afër Demir Kapisë në autostradë, për shkak të kryerjes së punëve nga EVN-ja.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

LAMM i paralajmëron vozitësit të kenë kujdes dhe tu përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimet e sapo vendosura në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat