Mali i Zi sot do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Mali i Zi sot do ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:42
Kuvendin i Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kuvendin i Malit të Zi tashmë ka vendosur në rend të ditës ratifikimin e Protokollit.

Në seancën plenare ku do të votohet ratifikimi do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, në suaza të vizitës Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat