Sela: Mosvendosja në votim e shkarkimit të Veljanoskit, shkelje e rëndë

Maqedonia

Sela: Mosvendosja në votim e shkarkimit të Veljanoskit, shkelje e rëndë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:57
Zijadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Rruga drejt” tha se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit.

“Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauzë, sepse ndryshe ai ka bërë një precedent shumë të rrezikshëm. Ka disa momente që janë të afatizuara”, tha Sela.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në seancën e cila ishte thirrur për vetëm një pikë në rendin e ditës – marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, nuk e vendosi pikën në votim, me arsyetimin se është penguar nga deputeti i shumicës parlamentare Muhamed Zekiri dhe e anuloi seancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat