Gruevski për RAI: Në burg sigurt do më vrisnin

Maqedonia

Gruevski për RAI: Në burg sigurt do më vrisnin

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:08
Nikolla Gruevski

Ish kryeministri maqedonas i cili gjindet në Hungari, Nikolla Gruevski dha një intervistë për RAI ku foli edhe për përndjekjen politike ndaj tij.

"Rasti për të cilën isha i akuzuar ishte i falsifikuar, e dija që ka plan të më vrisnin prapa grilave. Nuk mund tash të siguroj detaje, por gjithmonë ka dikush që nuk ju do", thotë Gruevski. 

Ai thotë se para se ta lëshon vendin, iu ka dërguar letër Johannes Hahn dhe Mogherinit, por edhe kancelares Merkel që të dërgojnë gjykatës në pension që ta shikon rastin.  

Gruevski shprehet i bindur se BE nuk i ka lexuar dokumentet. 

"Vendosa të vij në Hungari sepse ka institucione të pavarura", thotë ai për RAI.  Mes tjerash Gruevski thotë se ndaj tij dhe partisë së tij nuk ka pasur ndikim rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat