Bisedimet me BE-në, Tune Kelam do të tregojë se a është gati me reforma Maqedonia

Maqedonia

Bisedimet me BE-në, Tune Kelam do të tregojë se a është gati me reforma Maqedonia

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:29
Tune Kelam

Më  28 shkurt dhe 1 mars 2019, një Delegacion i Parlamentit Europian do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut për ta vlerësuar përparimin që vendi e ka bërë në reformat evropiane si dhe gatishmërinë e vendit për bisedime të mundshme qasëse.

Shtatë anëtarë na Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të udhëhequr nga Tune Kelam (EPP, Estoni), do të takohen me udhëheqësinë politike, opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Eurodeputetët gjithashtu do të vizitojnë një projekt të financuar nga BE-ja për të parë se si funksionojnë fondet paraqasëse në praktikë.

Në vazhdën e kësaj, Kulam sot do të japë deklarata për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat