Nimic: Nuk ishte e lehtë të zgjidhet emri, nuk bëhej fjalë vetëm për emër por edhe identitet

Maqedonia

Nimic: Nuk ishte e lehtë të zgjidhet emri, nuk bëhej fjalë vetëm për emër por edhe identitet

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:33
Metju Nimic

Periudha e implementimit të Marrëveshjes së Prespës do të hapë çështje siç është puna e Komitetit për libra dhe përdorim të përgjithshëm të emrit "Maqedonia", thotë ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic për kontestin e emrit.

"Një nga çështjet që shkaktojnë brengosje është iredentizmi dhe demonizimi i fqiut. Vet ndryshimi i emrit kërkon më shumë kohë. Çdo pasaportë, patent shoferi, diplomë universitare, çertifikata e martesës, tabelat e institucioneve duhet të ndrohen. Për këtë nevojitet kohë, ashtu siç nevojitet edhe për marrdhëniet mes popujve e dy vendeve. Ekzistojnë çështje edhe në pjesën e përdorimit të përgjithshëm të emrit "Maqedonia", ka deklaruar Nimic në selinë e Organizatës Botërore.

Duke folur për angazhimin e tij shumëvjeçar për tejkalimin e kontestit i cili konsiderohet periudha më e gjatë ndonjëherë i një ndërmjetësuesi i emëruar nga ana e Sekretarit Gjeneral të KB-së, Nimic thotë se është i kënaqur nga suksesi i bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit.

"Njerëzit shpesh thonin se sa punë e bezdisshme, të kalohen 25 vite në një fjalë, nj ëmër. Pse njerëzit nuk ulen dhe të dakordohen për emër për çka nevojiten pesë minuta. Por nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, bëhet fjalë edhe për identitetin e dy vendeve. Çështja kishte aspekte historike dhe emocionale dhe ende ka", ka deklaruar Nimic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat