Pesë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Maqedonia

Pesë aksidente në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa një person tjetër është lënduar më lehtë në dy nga pesë aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, katër shoferë për renditje të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të automjeteve në zonën e udhëkryqit, tre shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore, 11 shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 14 shoferë kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë shkyçur tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe pesë shoferë fillestarë, si dhe pesë automjete teknikisht të parregullta dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë hasur 104 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 85 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat