Marrëveshja e Prespës një nga temat e takimeve të Micotakis në Moskë

Maqedonia

Marrëveshja e Prespës një nga temat e takimeve të Micotakis në Moskë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:48
Kirjakos Micotakis

Rusia dhe Demokracia e Re janë kundër Marrëveshjes së Prespës, por mospajtimet e tyre janë të ndryshme. Partia opozitare greke nuk është kundër anëtarësimit të Shkupit në NATO, brifojnë  burime të Demokracisë së Re për mediet greke, në fund të vizitës së Kirjakos Micotakis në Moskë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës edhe krahas faktit që të dy palët  u vendosën  kundër taktikës që ka vijuar, pikënisja e mospajtimit të tyre është e ndryshme, shtojnë burimet e Demokracisë së Re. Theksuan se  Demokracia e Re  nuk është kundër inkuadrimit të Shkupit në NATO, derisa sërish Sergej Lavrovit i ishte përmendur  se çështja kryesore  për DR-në është të mos parashtrojë pyetje  për gjuhën maqedonase dhe kombësinë. Burime të informuara mirë, konfirmojnë se  pala ruse ka treguar mirëkuptim për këtë çështje, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA.

Lideri i Demokracisë së Re në suaza të  vizitës dyditëshe  në Moskë,  u takua me kryeministrin e Rusisë, Dimitri Medvedev, me shefin e Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov me kryetarin e Dumës ruse, Vjaçeslav Volodin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat