Fillon procedura për subvencionim të qytetarëve për blerjen e inverterëve

Maqedonia

Fillon procedura për subvencionim të qytetarëve për blerjen e inverterëve

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:17
Qyteti i Shkupit

Qyteti i Shkupit kumtoi se si një prej masave kundër ndotjes së ajrit, sot e shpalli thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e inverterëve dhe pajisjeve bashkëkohore për ngrohje.

Me thirrjen publike, siç theksohet, përfshihen të gjithë kondicionerët inverterë të cilët janë blerë nga 1 janari dhe do të zgjatë në konkludim me 30 nëntorin ose deri në shterimin e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim.

Subvencionimi i qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për furnizimin e pajisjeve më bashkëkohore për ngrohje për vitin 2019 do të financohet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Vlera e subvencioneve do të jetë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë me përfshirjen e tatimit personal mbi të ardhurat, ndërsa thirrja publike do të realizohet në pajtim me parimin “kush vjen i pari, shërbehet i pari”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Theksojnë se në thirrjen publike nuk kanë të drejtë banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banesor me përjashtim të ngrohjes qendrore pa marrë parasysh atë nëse e shfrytëzojnë, të cilët kanë mundësi për kyçje në sistemin për ngrohje qendrore, si dhe banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banesor në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në të njëjtin.

Tërë thirrjen publike me kushtet dhe kriteret për aplikim, qytetarët mund ta shohin në faqen e internetit www.skopje.gov.mk/Uploads/JavenPovik/Јавен повик за инвертори.pdf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat