Geroski: Kemi probleme strukturore me reformat në shtet

Maqedonia

Geroski: Kemi probleme strukturore me reformat në shtet

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:30
Branko Geroski

Gazetari Branko Geroski mbrëmë ishte mysafir në emisionin "Samo Vistina" ku u fol për shumë gjëra duke përfshirë dhe reformat në vend.

Ai shprehet skeptik për reformat që duhet të ndodhin në shumë sfera në Maqedoninë e Veriut.

"Unë nuk pres asnjë reformë, asnjë reformë serioze në asnjë sektor, ndoshta eventualisht në sektorin e ekonomisë realisht përshkak spineve të përgjithshme se do të vijnë investime të huaja", tha Geroski.

Geroski shtoi se nuk pret lloje të tjera të reformave strukturore derisa nuk fillon të hapet paketa e negociatave çështje pas çështje. Nëse kjo vonohet, atëherë do të vonohen edhe reformat, potencoi Geroski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat