Bejli u falënderua për mikpritjen, vjen ambasadorja e re Kejt Birns

Maqedonia

Bejli u falënderua për mikpritjen, vjen ambasadorja e re Kejt Birns

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:36
Xhes Bejli

Ambasadori amerikan Xhes Bejli  i cili po largohet  nga vendi, në profilin e tij në Tuiter u falënderua duke thënë: “Faleminderit Maqedonia e Veriut për mikpritjen, miqësinë dhe mirësinë tuaj. Mirupafshim – shihemi!”.

Xhes Bejli ishte konfirmuar si ambasador i SHBA-së në Maqedoni, nga ana e Senatit, në dhjetor të vitit 2014. Në vend ai arriti nga Ankaraja ku ishte kryerës i detyrës  si ambasador.

Bejli në janar të këtij viti publikoi se  e braktis Shkupin  në fillim të muajit mars, ndërsa pastaj edhe do të pensionohet nga puna në Departamentin e shtetit pas 34 viteve stazh pune.

Si ambasadore të ardhshme në vend, e cila do ta zëvendësojë Bejlin, presidenti i SHBA-së Donald Tramp e ka nominuar Kejt Meri Birns. Ajo është diplomate me karrierë, ndërsa për momentin është zëvendëshefe e misionit në ambasadën e SHBA-së në Greqi.

Paraprakisht, ajo ka qenë zëvendës-shefe e misionit dhe  zëvendës-përfaqësuese e përhershme në misionin e SHBA-së  në seli të OSBE-së në Vjenë. Në karrierën e saj ajo ka punuar  në ambasadën amerikane në Madrid, Spanjë,  pastaj për detyrë diplomatike ka qenë në Afganistan dhe në selin e NATO-s në Bruksel. Birns e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat