Bislimovski: Të gjithë konsumatorët mund të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike

Maqedonia

Bislimovski: Të gjithë konsumatorët mund të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:46
Marko Bislimovski

Nga 1 janari i këtij viti tërësisht është liberalizuar tregu i energjisë elektrike në vend dhe të gjithë konsumatorët, duke i përfshirë edhe amvisëritë mund të dalin në tregun e lirë, por për momentin amvisërive nuk u paguhet dhe pikërisht ajo është arsyeja që furnizuesit nuk u ofruan pako, porositi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski.

“Për momentin në rajon dhe në vend çmimi blerës i energjisë elektrike në tregun e lirë arrin mes 70 dhe 80 euro për megavat orë. Kur në atë do të shtohet edhe shpenzimi për rrjetëzim, që duhet ta paguajë çdo konsumator, e cila për amvisëritë arrin 30 euro për megavat orë, del nga çmimi i tërësishëm që duhet ta paguajnë amvisëritë përderisa dalin në tregun e lirë arrin rreth 105 deri 110 euro. Në tregun rregullator ku çmimiet i përcakton KRRE, çmimi mesatar për amvisëritë është rreth 75 euro për megavat orë me rrjetëzim të përfshirë”, sqaroi Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Potencoi se me këto çmime për momentin nuk ka kurrfarë logjike amvisëritë të dalin në tregun e lirë, sepse shpenzimet e tyre në atë mënyrë mund të rriten për rreth 30 për qind.

“Me ligjin për energjetikë pikërisht për atë është vendosur mekanizmi mbrojtës “furnizues universal”, për të cilin kompania më e madhe shtetërore për prodhimtarinë e energjisë elektrike SHA ELEM ka obligim të sigurojë 80 për qind të energjisë sipas çmimit prodhues prej 39,6 euro për megavat orë, që e ka përcaktuar KRRE me vendimin e fundit nga qershori i vitit 2018. Plus, ka nevojë për import që gjatë vitit e realizon EVN Maqedoni SHA Shkup, dhe për ato arsye çmimi i tregut rregullator për amvisëritë është 75 euro. Përderisa dalin në tregun e lirë do të ishte mes 105 dhe 110 euro. Për ato arsye furnizuesit nuk shohin logjikë t’u ofrojnë amvisërive energji elektrike, sepse edhe vetë nuk besojnë se ndonjë amvisëri mund të vendosë të blejë energji elektrike në tregun e lirë me çka mund t’u rriten shpenzimet për 30 për qind”, potencon Bislimovski.

Te konsumatorët e vegjël është e vlefshme, theksoi, sepse deri te liberalizimi i tregut rregullator kanë paguar ” energji elektrike industriale” e cila mesatarisht u ka kushtuar rreth 150 euro për megavat orë.

“Çmimi fillestar për të gjithë konsumatorët është prej 70 deri 80 euro euro dhe kur në të do të shtohet rrjetëzimi arrin prej 105 deri 110 euro shpenzime të tërësishme të cilat mund t’i kenë konsumatorët e vegjël që deri tani kanë paguar energji elektrike industriale. Me atë shpenzimi i tyre i tërësishëm do të jetë prej 105 deri 110 euro. Për këto arsye ka interes të madh te të gjithë furnizuesit t’u ofrojnë energji elektrike, sepse realisht për 20 deri 30 për qind u zvogëlohet shpenzimi i tërësishëm për energji elektrike. Për atë, derisa nuk zvogëlohet çmimi i tregut rajonal dhe nuk bëhet interesante për amvisëritë, ato mbrohen me furnizues universal”, tha Bislimovski.

Theksoi se jemi vendi i parë në rajon në të cilin u zbatua koncepti për zgjedhje të furnizuesit universal me tender dhe shtoi se vendet të cilat janë anëtare të BE-së nuk kanë guxuar të shpallin tender të tillë edhe pas automatizimit për liberalizimit të tërësishëm të tregut i lanë furnizuesit ekzistues, që dolën nga kompanitë e integruara vertikale të vjetra, të vazhdojnë ta kryejnë veprimtarinë si furnizues universal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat