Ishujt Bermude dhe Bahame, në mesin e pesë investorëve më të mëdhenj në Maqedoni

Maqedonia

Ishujt Bermude dhe Bahame, në mesin e pesë investorëve më të mëdhenj në Maqedoni

Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:55
Shkup

Në Maqedoni vitin e kaluar kanë hyrë investime të huaja prej 624 milionë euro që është nivel rekord prej vitit 2010 e këndej. Nga investimet e përgjithshme, 404 milionë euro janë investime direkte, ndërsa 220 milionë euro janë përfitime të pashpërndara, gjegjësisht reinvestim i mjeteve nga kompani të huaja që cilat punojnë periudhë më të gjatë në vend, transmeton Portalb.mk.

Në listën e pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj vitin e kaluar janë Britania e Madhe, me 113 milionë euro të investuar, Gjermania (38 milionë euro), Turqia (36 milionë euro), Ishulli i Bermudës (36 milionë euro) dhe Ishulli i Bahameve me (31 milionë euro).

Në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj janë edhe dy vendet ekzotike të njohura si parajsa të tatimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat