Kroacia ratifikoi protokolin aderues të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Kroacia ratifikoi protokolin aderues të Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:16
Parlamenti Kroat

Kroacia ka ratifikuar protokolin adresues të vendit në NATO, informon Botasot.

Me 116 vota”Për” dhe dy ”Kundër”, parlamenti kroat dha dritë jeshile për antësim të vendit tone në NATO.

“Ju uroj Repiblikës së Maqedonisë Veriore” tha kryetari i parlamentit kroat, Gordan Jandokoviç pas votimit, ku mori pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia e Veriut, e udhëhequr nga nënkryetarja  e parlamentit Frosina Remenski.

Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë, Kroacia u bë vendi i pestë që ratifikoi protokolin për në NATO.

Në çdo çast, protokoli pritet të ratifikohet edhe në Mal të Zi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat