Mali i Zi ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Mali i Zi ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:51
Kuvendi Malazez

Parlamenti i Malit të Zi sot ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, uroi Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për marrëveshjen e arritur, për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ai tha se të dy vendet i kanë treguar rajonit, Evropës dhe gjithë botëse se me udhëheqësi të mençur është e mundur të tejkalohen kontestet shumë vjeçare.

Ndërsa shefi i diplomacisë së Malit të Zi Srgjan Darmanoviq, në fjalimin e tij para deputetëve tha se ratifikimi i protokollit për Maqedoninë e Veriut për ta është vendim historik, pasi për herë të parë Mali i Zi ratifikon protokoll për anëtarësimin e një vendi tjetër.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut sot e ratifikoi edhe Kroacia, ndërsa më herët e kanë bërë Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat