Serbët sulmojnë Talat Xhaferin, në Kuvendin e Malit të Zi, situata eskalon në përplasje fizike

Maqedonia

Serbët sulmojnë Talat Xhaferin, në Kuvendin e Malit të Zi, situata eskalon në përplasje fizike

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:36

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin mbi pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar.

Deputetët serbë votuan kundër, por atyre iu pengoj shumë prania e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Një nga deputet serbë tha se këtu është një oficer shqiptar i cili ka luftuar kundër serbëve.

Më vonë pothuajse situata eskaloj në konflikt fizik, pasi një nga udhëheqësit e partisë serbe Millan Knezeviç, u ngritë nga vendi për t’u përplasur fizikisht me deputetin malazez Miodrag Vukovic nga DPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat