Dy shqiptarë të vrarë në 48 orë në Maqedoni

Maqedonia

Dy shqiptarë të vrarë në 48 orë në Maqedoni

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:03
Maqedoni

Dy të rinj, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë vrarë në 48 orët e fundit, raporton agjencia e lajmeve Ina.

Vrasjet kanë shkaktuar tronditje të rëndë në një kohë kur vendbanimet shqiptare janë përfshirë nga eksodi masiv drejt vendeve perëndimore.

Më 28 shkurt në fshatin Pohum të Strugës në një përleshje me armë mbeti i vrarë 23 vjeçari, dhe u plagos babai i tij.

Viktima ishte 23 vjeçari me inicialet Z.B nga fshati Pohum, i cili ka qenë i shoqëruar nga babai i tij. Ai u vra nga bashkëfshatari i tyre 22 vjeçari me inicialet U.V. Kjo vrasje ndodhi për konflikte pronësie.

Një i vrarë dhe një i plagosur ishte sot bilanci i një incidenti që ndodhi në mëngjes në fshatin Shishovë të komunës së Sarajit të Shkupit.

Viktima është 20 vjeçari Ajdin Ajdini, ndërsa i plagosur ka mbetur 36 vjeçari G.A. Sipas policisë në drejtim të tyre ka shtënë E.S. nga i njëjti fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat