Carovska: Me mbështetje sistemore sigurojmë jetë më cilësore për personat me sëmundje të rralla

Maqedonia

Carovska: Me mbështetje sistemore sigurojmë jetë më cilësore për personat me sëmundje të rralla

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:59
Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska ishte pjesë e punëtorisë kreative për fëmijë, e organizuar me rastin e Ditës botërore të sëmundjeve të rralla.

“Me sëmundje të rrallë mund të ballafaqohet çdo familje. Ajo çfarë ne si Qeveri synojmë ta bëjmë për qytetarët tanë është të ndërtojmë mbështetje sistemore, me të cilën nuk do të lejojmë as ardhmëria e as jeta e fëmijëve me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre të definohen nga sëmundja e tyre. Qëllimi ynë është t’u mundësojmë përditshmëri të përmbushur, mundësi për zhvillim dhe progres për secilin prej tyre”, tha Carovska.

Siç njoftojnë nga ministria, ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me ministrinë e Shëndetësisë, para pak kohe e hapi shërbimin e parë mobil për shërbime shëndetësore dhe sociale, ndërkaq qëllimi i një shërbimi të tillë është të zbatohet në tërë vendin. Në këtë mënyrë afrohen shërbimet deri te qytetarët dhe mundësohet njohje në kohë e rreziqeve shëndetësore dhe sociale nëpër familje. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse një pjesë e problemeve të tyre me të cilat ballafaqohen personat me sëmundje të rralla, janë zbulimi i vonshëm i sëmundjes, dhe vështirësi në qasjen për trajtim dhe shërim.

Me Ligjin e ri të mbrojtjes sociale MPPS-ja vendos shërbimin për për kujdes familjar, përkatësisht siguron kujdes për anëtarët e varur, përmirëson cilësinë e jetesës të familjeve të personit që i është e nevojshme kujdes i vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat