Reka kërkon nënshkrimet e qytetarëve për t’u kandiduar për president

Maqedonia

Reka kërkon nënshkrimet e qytetarëve për t’u kandiduar për president

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:40
Blerim Reka

Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë, Blerim Reka ka kërkuar nga qytetarët që nesër të nënshkruajnë listën, për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të kandidojë për president të vendit.

Postimi i plotë i Rekës në Facebook:

Të nderuar qytetar, ju faleminderoj nga zemra për përkrahjen, e cila vetëm e përforcoj bindjen time për vendimin e drejtë, për tu kandiduar për president.

Ju ftoj që po këtë entuziazëm mbështetës ta dëshmoni edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrimet tuaja për kandidaturën time.

Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shteteror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë.

* Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat