Detajet e para nga vrasja në Tetovë

Maqedonia

Detajet e para nga vrasja në Tetovë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 09:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronari i një ëmbëltore në Tetovë është personi që ka mbetur i vrarë çaste më parë para Spitalit Klinik të Tetovës.

Siç njoftuam më herët një qytetar që banon në afërsi të vendit ka dëgjuar disa krisma dhe pasi ka dalë nga banesa ka parë të shtrirë një person para një barnatore që ndodhet mu para kompleksit spitalor të Tetovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryhen hetime, ndërsa trupi i pajetë qëndron ende i shtrirë në rrugë.
Pritet që orët në vazhdim të ketë detaje shtesë lidhur me rastin tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat