ASH: Maqedonia e Veriu po bëhet vend i pasigurtë me vrasje, zhdukje, grabitje! Qeveria e RMV dhe MPB të mbajnë përgjegjësi!

Maqedonia

ASH: Maqedonia e Veriu po bëhet vend i pasigurtë me vrasje, zhdukje, grabitje! Qeveria e RMV dhe MPB të mbajnë përgjegjësi!

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:14
Aleanca për Shqiptarët

Pothuajse për çdo javë Maqedonia e Veriut zgjohet me një vrasje, plagosje, zhdukje, grabitje të rënda zënkë dhe aksidente të ndryshme qe marrin jetën e njeriut.

Të gjitha këto ndodhin në një shtet të vogël siç është vendi ynë, duke na bërë të kuptojmë së jetojmë në një vend të pasigurtë, të pambrojtur nga institucionet dhe se jeta jonë është e pasigurtë.

E gjithë kjo ndodh se institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontrole dhe siguri nëpër zona të caktuara shpesh herë punonjës të policisë që janë nën udhëheqjen e Ministrit të MPB Oliver Spasovskit dhe të zv të tij Agim Nuhiut, nuk e kryen punën e tyre me kompetencë dhe përgjegjëgjësi.

Ministria e Punëve të Brendshme, madje prokuroria dhe gjykata janë përgjegjësit kryesor që në vendin tonë ka aq vrasje.

Shpeshherë punonjës dhe zyrtarë të MPB që emrohen nga ombrella partiake e partive në pushtet LSDM-BDI, janë të lidhur me grupe te inkriminuara duke bërë pak me krimin, madje duke e inkurajuar ate, duke i emruar në pozicione militantët partiak dhe jo profesionist.

Bëjmë thirje edhr njëherë Qeverisë së RMV, dhe Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrit të MPB Oliver Spasovskit dhe Zv të tij Agim Nuhiut, të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike ashtu sic e parasheh ligji, ti zbardhin vrasjet, ti ndëshkojnë fajtorët.

Gjithashtu ju bëjmë apel edhe ambasadave me te fuqishme të ushtrojnë trysni dhe ndikimin e tyre Qeverisë së RMV që ta departizojnë MPB duke e bërë në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat