Siljanovska: Arsimi dhe kushtet e liga për jetesë janë arsyet kryesore e emigrimit të të rinjve

Maqedonia

Siljanovska: Arsimi dhe kushtet e liga për jetesë janë arsyet kryesore e emigrimit të të rinjve

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:05
Grodana Siljanovska Davkova

Kandidatja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Grodana Siljanovska Davkova me qytetarët në Pehçevë tha se “nëse kthimi i jetesës është t’i çoni ata të rinj që do të ishte më mirë të mbesin këtu, për shkak se janë më të aftit për punë, ata janë në moshën më të mirë dhe se vetëm ata mund të bëjnë ndryshime demokratike, atëherë këtu ka problem me jetën në Maqedoni”.

Siljanovska thotë se kushtet e liga për jetesë dhe arsimi janë arsyet kryesore për migrimin e të rinjve.

“Të gjithë flasim se si ta parandalojmë emigrimin e të rinjve ku nuk ka të ri, nuk lindin foshnja, nataliteti bie”, thotë Siljanovska Davkova duke shtuar se nga anketat 58% e të rinjve duan të ikin për shkak të kushteve të liga për jetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat