Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi për vrasjet, zhduket dhe grabitjet që ndodhin në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi për vrasjet, zhduket dhe grabitjet që ndodhin në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:39
Foto

“Të gjitha këto ndodhin në një shtet të vogël siç është vendi ynë, duke na bërë të kuptojmë së jetojmë në një vend të pasigurt, të pambrojtur nga institucionet dhe se jeta jonë është e pasigurt. E gjithë kjo ndodh pasi që institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontroll dhe siguri nëpër zona të caktuara, shpesh herë punonjës të policisë që janë nën udhëheqjen e Ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit dhe të zëvendësit të tij Agim Nuhiut, nuk e kryejnë punën e tyre me kompetencë dhe përgjegjësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas ASh-së, MPB, prokuroria dhe gjykata janë përgjegjësit kryesor që në vendin tonë ka aq shumë vrasje.

“Bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së RMV-së, dhe Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrit të MPB-së Oliver Spasovskit dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiut, të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike ashtu siç e parasheh ligji, ti zbardhin vrasjet, ti ndëshkojnë fajtorët. Gjithashtu ju bëjmë apel edhe ambasadave me te fuqishme të ushtrojnë trysni dhe ndikimin e tyre Qeverisë së RMV-së që ta departizojnë MPB-në duke e bërë atë në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat