Qeveria e Maqedonisë së Veriut mendon të blejë aeroplan të ri

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mendon të blejë aeroplan të ri

Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

A ka nevojë për aeroplan të ri. Pushteti është i bindur të blihet aeroplan i ri, ndërsa ekspertët thonë se ende mund të përdoret i vjetri.

Në intervistë për gazetën “Nezavisen”, drejtori i Agjencisë së aviacionit Tomisllav Tuntev e hapi çështjen për blerjen e një aeroplani të ri. Sipas tij, aeroplani i vjetër i cili tani i bart përfaqësuesit qeveritar ka shumë mungesa. Është blerë i përdorur, teknologjia nuk i mundëson aterrim në kushte të liga dhe të mjegullës, ka numër të vogël të ulëseve. Për aeroplanin është ankuar edhe kryeministri, zbulon Tuntev.

Para nga buxhet për aeroplan të ri s’ka. S’do të kishte as me ribalanc të buxhetit thonë nga sekretariati i qeverisë. Për “Telma” konfirmojnë se aeroplani më herët ka qenë në Gjermani për t’u rregulluar dhe nga atje kanë ardhur me rekomandime të blihen 16 ulëse për të mundur të udhëtojë delegacion më i madh ndërsa ekspertët pikërisht këtu e cekin problemin, jo te teknologjia e vjetër apo siguria por te kapacitet i ulët.

Përndryshe, aeroplani qeveritar është blerë në vitin 2005. Një opsion është të shitet dhe të blihet i ri. Sipas njoftimeve aeroplani i ri do të kushtonte 15 deri 20 milion euro, por sipas Tuntev kjo do të ishte investim i mirë nëse merren parasysh çmimet e fluturimeve komerciale dhe nevoja e udhëtimit për shkak të proceseve integruese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat