Korrupsioni, Maqedonia më e mira në rajon

Maqedonia

Korrupsioni, Maqedonia më e mira në rajon

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustruese

 Indeksi për sundimin e ligjit publikuar nga “Ëorld Justice Project”, një institucion kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rendit Shqipërinë në zonën e verdhë me zbatim të dobët të ligjeve, ose në vendin 71.

Raporti që bazohet në sondazhet me qytetarët dhe pyetësorët e kualifikuar i jep Shqipërisë 0.51 pikë nga zero që është vlerësimi më i ulët dhe 1 me i larti. Treguesi i përgjithshëm i zbatimit të Ligjit në Shqipëri është pak më mirë se në Serbi që renditet e 78-ta, më keq se në Maqedoni që mban vendin e 56 dhe Bosnje në vend të 60. Sa i përket treguesit të korrupsionit, Shqipëria ka renditje tepër negative. Mban vendin 103 nga 126 shtete.

Një përkeqësim me 10 vende krahasuar me vitin e shkuar. Shqipëria merr 0.35 pikë dhe përfshihet në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë me shtete si Nigeria, Venezuela, Afganistani, Meksika etj. Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon.  Bosnja është në vendin 72, Maqedonia në 62, Serbia në vend të 73-të. Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 97, edhe ky i përkeqësuar nga një vit më parë, së bashku me të drejtën civile, ku Shqipëria renditet në vendin 100.

Treguesit ku renditemi me mire janë rendi dhe siguria. Mbajmë vendin e 31 dhe vihet re një përmirësim i dukshëm nga një vit më parë. Sa i përket të drejtave themelore renditemi të 49-t, për kufizimin në fuqinë e qeverisë mbajmë vendin e 79, ndërsa për qeverinë e hapur të 77-in. Tre shtetet me ecurinë më të mirë në Indeksin për sundimin e ligjit 2018-2019 janë Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda ndërsa tre të fundit janë Kongo, Kamboxhia dhe Venezuela. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat