Dimitrov: Zgjedhja mes Siljanovskës dhe Pendarovskit nuk do jetë shumë e vështirë

Maqedonia

Dimitrov: Zgjedhja mes Siljanovskës dhe Pendarovskit nuk do jetë shumë e vështirë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:45
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov pasdite përmes profilit të tij në Facebook ia uroi zgjedhjen Stevo Pendarovskit, të cilin e votuan delegatët në Kongresin e LSDM-së dhe do të jetë kandidat i përbashkët presidencial i LSDM-së dhe BDI-së dhe edhe i 29 partive politike nga koalicioni në pushtet në zgjedhjet më 21 prill.

“Na duhen zgjedhje korrekte, të qeta dhe demokratike presidenciale dhe zgjedhje e presidentit, i cili do të jetë partner parimor i qeverisë në realizimin e qëllimit historik. Partner parimor, por edhe korrigjues i mënyrës së udhëheqjes së politikës. Mendoj se zgjedhja mes zonjës Siljanovska dhe Stevo Pendariovski nuk do të jetë shumë e vështirë. Me fat Stevo!”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat