Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:31
Autostrada

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë kryesisht të thata.

Vendkalimi kufitar Ilinden-Strugë njofton se nga data 02.03 2019 do të kryhen punë ndërtimore në rrugë. Në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum në pjesën e bulevardit Turistiçka në gjatësi prej 3,5 km, Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

LAMM apelon deri tek pjesëmarrësit në komunikacion për lëvizje të kujdesshme në këtë pjesë, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit për shkak të fillimit dhe ndërmarrjes së aktiviteteve ndërtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat