Vazhdon gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:41
Vazhdon gjykimi

Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuar për vrasjen e njëzetvjeçarit Nikolla Sazdovski.

Seanca e klauar e 28 shkurtit ishte shtyrë për shkak të shkresave të paparashtruara nga ekspertiza plotësuese.

Më 7 shkurt u bë rikonstruimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi zgjati pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë, nën siguri të madhe policore.

Me statistë dhe kukulla u bë shfaqja për rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve sipas thënieve të dëshmitarëve dhe të akuzuarve Besim bela dhe Skender Demiri, ndërsa pas asaj që mund të vërehej nga largësia prej nga ishin të vendosura ekipet e gazetarëve dhe lidhur me lëvizjen e statistëve u pa se e tërë ngjarja është zhvilluar në afërsisë së trafostacionit së EVN-së afër stacionit të autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Madh”.

Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri, së bashku me J.L. (19) i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar në mënyrë brutale e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i Madh” në Autokomandë.

Nga plagët e marra, Sazdovski më 9 korrik të vitit të kaluar vdiq në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv – KARMI në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri ndodhen në paraburgim në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes, është shpallur fletë arrest vendor dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat