LSDM: Qytetarët do të zgjedhin kandidatin që do të jetë president i të gjithëve

Maqedonia

LSDM: Qytetarët do të zgjedhin kandidatin që do të jetë president i të gjithëve

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:18
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se në zgjedhjet presidenciale qytetarët do të votojnë për kandidatin i cili sipas tyre, do të jetë president i gjithë qytetarëve.

Ata thonë se për herë të parë në histori, 30 parti të bashkësive të ndryshme etnike mbështesin një kandidat për president.

“Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski është konfirmim i konceptit të promovuar nga LSDM-ja për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë në Maqedoninë e Veriut të avancuar dhe euroatlantike, shtet partner i barabartë në këshillin demokratik”.

“Fitorja e Stevo Pendarovsit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe një fitore e konceptit një shoqëri, fitore e rrugës tonë të përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat