Dajsellbllum: Cipras dhe Zaev janë lëvdëruar ndërkombëtarisht për Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Dajsellbllum: Cipras dhe Zaev janë lëvdëruar ndërkombëtarisht për Marrëveshjen e Prespës

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:43
Ish kryetari i Eurogrupit, Jeron Dajsellbllum

 Ish kryetari i Eurogrupit, Jeron Dajsellbllum në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA, thotë se Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi kanë treguar lidership për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, bënë hapa përpara për bashkëpunim midis të dyja vendeve, njoftoi korrespondentja e MIA-së në Athinë.

“Në botën e jashtme, edhe pse e di se është çështje e diskutueshme dhe e ndjeshme për Greqinë, trajtohet si marrëveshje e shkëlqyer. Të dy kryeministrat janë lavdëruar ndërkombëtarisht për aftësitë e treguara të udhëheqjes, për shkak se bëhet fjalë për çështje shumë të ndjeshme për historinë dhe identitetin.Veçanërisht këto çështje kërkojnë aftësi të udhëheqjes për të bërë hapa përpara, ndërsa pas vetes të lësh të kaluarën, me qëllim që të dyja vendet tanimë të jenë fqinje të mira dhe të bashkëpunojnë. Kështu që, mendoj se është diçka shumë pozitive dhe kontribuon në atmosferën pozitive që ekziston për momentin në Greqi”, thotë Dajsellbllum për ANA-MPA sa i përket rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat