PTHP ngritë procedurë hetimore për dy persona që prodhonin dhe shisnin marihuanë

Maqedonia

PTHP ngritë procedurë hetimore për dy persona që prodhonin dhe shisnin marihuanë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup filloi hetime kundër dy personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër të përbashkët penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Të dyshuarit, në shtëpinë në të cilën kanë qëndruar përkohësisht në Vizbeg të Shkupit, deklaroi sot PTHP-ja, për shkak të shitjes kanë mbajtur marijuanë me peshë neto të përgjithshme prej 5.890,21 gramë.

“Gjatë kontrollit në shtëpi, e dyshuara u kap në befasi në oborrin e shtëpisë duke hedhur nga dritarja qese të zezë prej polietileni ku ka qenë e paketuar marijuanë me peshë neto prej 1.860,8 gram. Droga tjetër është gjetur në disa paketime të ndryshme gjatë kontrollit në afërsi të rrethinës të shtëpisë, ku kanë qëndruar së bashku me të dyshuarin”, qëndron në kumtesë.

Prokurori kompetent publik ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, respektivisht se ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezikun për arratisje të të dyshuarve, prandaj tek gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkup 1, Shkup dërgoi Propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat