Antikorrupsioni do hapë lëndë për punësimet partiake pas shpalljes së zgjedhjeve

Maqedonia

Antikorrupsioni do hapë lëndë për punësimet partiake pas shpalljes së zgjedhjeve

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:34
Antikorrupsioni

Antikorrupsioni, KSHZ – ja dhe Enti për Revizion do të punojnë së bashku për të zbuluar shkeljet ligjore gjatë zgjedhjeve presidenciale të muajit prill, raporton Tv SHENJA.

Të tre institucionet nënshkruan memorandum bashkëpunimi me të cilin do vazhdojnë të shkëmbejnë informacione dhe të dhëna që mund t’i çojnë deri tek keqpërdorimet e të mirave të pushtetit.

Antikorrupsioni do ta ketë rolin më të rëndësishëm të ndjekjes së punësimeve pas shpalljes së zgjedhjeve për çka kryetarja e këtij komisioni tha se tashmë ka informacione dhe denoncime dhe së shpejti do të formojë edhe lëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat