Çmimet të reja të naftës në Maqedoni, shtrenjtohen benzina dhe dizeli

Maqedonia

Çmimet të reja të naftës në Maqedoni, shtrenjtohen benzina dhe dizeli

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Prej sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina do të shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denarë për litër.

Me çmimet e reja Eurosuper BS-95 do të kushtojë 64.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 66.50 denarë për litër, ndërsa Eurodisel do të shitet për 61 denarë për litër.

Sipas çmimeve të reja vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 49.50 denarë për litër, ndërsa mazuti 32.847 denarë për kilogram.

Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat