Spasovski për vrasjet: Është ulur numri në krahasim me vitin e kaluar

Maqedonia

Spasovski për vrasjet: Është ulur numri në krahasim me vitin e kaluar

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:52
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliveri Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliveri Spasovski, vlerëson se pavarësisht vrasjeve të fundit, numri i tyre krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar.

Sipas tij, duhet ngritur vetëdijësimi tek qytetarët rreth përdorimit të armëve. Megjithatë ai tha se jo gjithçka varet nga MPB-ja.

Me këtë rast ai theksoi rastin e vrasjes në Shishovë të Sarajit me ç’rast përmendi se për autorin e vrasjes në Saraj, MPB-ja në vitin 2014 dhe në vitin 2018, ka ngritur me kallëzim penal, por sipas Spasovskit në vend që ajo procedurë të përfundoj me paraburgim, gjykata ka vendosur që këtë lëndë ta procedoj në mënyrë të rregullt.

MPB-ja nuk është e vetmja për çështjen e sigurisë, MPB jemi të gjithë ne, edhe qytetarët edhe institucionet tjera duhet të ndërmarrin masa konkrete në rast se dëshirojmë të jemi efikas në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat