Acevski: “Vrasjet”, pasoj e iritimit dhe varfërisë

Maqedonia

Acevski: “Vrasjet”, pasoj e iritimit dhe varfërisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:05
Ilija Acevski

Fenomeni i vrasjeve të fundit sipas sociologut Ilija Acevski është rezultat i një krize permanente në Republikën e Maqedonisë. Sipas tij njerëzit kanë humbur durimin nga pamundësia për të realizuar qëllimet e tyre në jetë.

“Maqedonia tanimë një kohë të gjatë është në një krizë permanente, kjo i përfshinë thuajse të gjitha sferat e jetës së njeriut. Kur thoni se numri i vrasjeve rritet, kjo nënkupton se një numër i njerëzve disi e humbin durimin dhe pason një proces i iritimet të rëndë, mosrealizimi i qëllimeve në jetë”, deklaroi Ilija Acevski, sociolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat