Ahmeti: Riker përshëndeti marrëveshjen për kandidat të përbashkët presidencial

Maqedonia

Ahmeti: Riker përshëndeti marrëveshjen për kandidat të përbashkët presidencial

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:52
Ahmeti, Grubi dhe Tetuta

Ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Riker, ka përshëndetur vendimin e LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, Alternativës dhe subjekteve tjera në pushtet për të dalë në zgjedhjet presidenciale me një kandidat të përbashkët, shkruan Gazeta Lajm.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit që realizoi në ambasadën e SHBA-së në Shkup me diplomatin amerikan. Me këtë rast, Riker ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e SHBA-ve për të vijuar me mbështetjen e plotë amerikane për Maqedoninë e Veriut.

“Sigurisht që e përshëndeti hapin që është bërë në drejtim të një kandidature të përbashkët në instalimin e vlerave të reja në Republikën e Maqedonisë që bashkërisht me projekte të përbashkëta madhore të dalin shqiptarë e maqedonas” tha Ahmeti pas takimit me diplomatin amerikan Filip Riker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat