Shumica e OJQ-ve mbështesin ligjin për shtatzëninë

Maqedonia

Shumica e OJQ-ve mbështesin ligjin për shtatzëninë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:28

“Jetë e re për të gjithë por jo edhe për foshnjat e pa lindura”. Me këto fjalë u kundërshtua propozim ligji për ndërprerjen e shtatzënisë për të cilin u debatua sot në Kuvend. Për dallim nga herët e kaluara, sot ishin të pakta OJQ-të që kritikuan këtë propozim ligj.

Erdhi një jetë e re, po, por jo edhe për foshnjat e pa lindura. Çfarë ndodhë me gratë që janë të detyruara të abortojnë nga partnerët e tyre, fëmijët e tyre, burrat e tyre, ku janë të drejtat e tyre?”- tha Svetllana Jovanova, “Zemra që rrah”.

Ministri i Shëndetësisë  tha se mëmësia është e drejtë ekskluzive e nënës dhe vetëm ajo mund të vendos se kur dhe sa fëmijë dëshiron të lind.

Vlerësojmë se mëmësia është e drejtë ekskluzive e gruas kur bëhet fjalë për lindje, moshën kur ajo dëshiron të lind dhe numrin e fëmijëve që ajo I dëshiron bashkë me partnerin  e jetës. Kjo, aspak nuk është punë e gjykatësve,  priftit, hoxhës ose mjekëve, dhe më së paku e politikanëve se kur gratë mund ta realizojnë këtë si të dejtë të tyre”- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Propozim ligji parasheh që shtatzënia mund të ndërpritet deri në javën e 22-të, ndërsa pas kësaj jave do të formohet komision i shkallës së parë i përbërë nga dy specialist dhe një punëtor special.

Nëse gruaja nuk pajtohet nga vendimi i shkallës së parë atëherë ka të drejtë për ankesë deri te komisioni i shkallës së dytë i cili do të përbëhet nga dy mjek gjinekolog, mjek specialist të kirurgjisë së fëmijëve, psikolog dhe një anëtarë me më së paku pesë vjet përvojë pune ne sferën e barazisë gjinore”- theksoi Ana Daneva, gjinekologe.

Gjithashtu përparësi tjetër me këtë ligj është se shkurtohet procedurat e pacientes në kërkim të këtyre.

Ligji ekzistues kontribuon që gratë ti përjetojnë pasojat për shëndetin e tyre fizik dhe mental, pasoja të cilat asnjëherë nuk do ti përjetojnë burrat”- tha Natasha Boshkovska, Platforma për barazi gjinore.

Nga Komiteti i Helsinkit thanë se nuk duhet lejuar që ndjenjat fetare të ndikojnë në miratimin e këtij ligji.

Zoti gjithmonë ka qenë armiku më i madh i gruas. Nuk ka të drejtë të thirremi dhe të flasim për çfarëdo lloj ndjenja fetare në miratimin e këtij ligji. Për këtë ligj kanë të drejtë të flasin gratë dhe vetëm gratë”- theksoi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Propozim ligji për ndërprerje të shtatzënisë u mbështet edhe nga opozita VMRO-DPMNE prej ku përkujtuan se ligji aktual ka shumë lëshime dhe ishte miratuar me rekomandime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat