PTHP kërkon arrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkoskin për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

PTHP kërkon arrest ndërkombëtar për Gruevskin dhe Boshkoskin për ngjarjet e 27 prillit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:12
Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Boshkoskin

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot deri tek Ministria për Punë të Brendshme ka dorëzuar urdhër për arrest ndërkombëtar për Nikolla Gruevskin dhe ish-punonjësin e DSK-së, Nikolla Boshkoskin, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017.

Të dy dyshohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.

“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka dhënë urdhër për të kryer hetim kundër pesë personave, përfshirë edhe dy personat të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes. Pastaj, prokurori duke pasur parasysh se janë përmbushur bazat ligjore deri tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup paraqiti propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, me të cilën këtyre dy personave iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga dita e gjetjes së tyre”, thonë nga Prokuroria.

Gruevski që nga nëntori i viti të kaluar u arratis në Bukuresh ku fitoi azil politik, ndërsa Boshkoski më shumë se një vit është arratisur në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat