PE kërkon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

PE kërkon hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:30
PE

Deputetët e Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit të Evropës i ftuan vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që këtë vit t’i fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i përfunduan detyrat e tyre të shtëpisë, të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, është porosia e delegacionit të Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit të Evropës”, thuhet në njoftim.

Në kumtesën e PE-së theksohet se viti 2019 është kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak se vendet anëtare në qershor do të vendosin për gatishmërinë e dy vendeve për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i bënë reformat kyçe nën rrethana të rënda dhe tani është me rëndësi që anëtaret e BE-së në bazë të atyre arritjeve ta pranojnë progresin e arritur dhe të vendosin që t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim këtë vit”, theksohet në kumtesë.

Delegacioni i Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit Evropian i cili prej 27 shkurtit deri më 1 mars qëndroi në Tiranë dhe Shkup, iu bëri thirrje të dyja vendeve që ta ruajnë fokusin në sferën e gjyqësorit, ekonomisë, sundimit të së drejtës dhe administratës publike.

Deputeti Tune Kelam, i cili e kryesonte këtë delegacion paralajmëroi se edhe krahas vendosmërisë së treguar në zbatimin e reformave ekziston mungesë e unitetit kombëtar, që mund ta dëmtojë procesin e integrimeve në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat