VW sjell tërmet në Ballkan – pritet të investojë 1.4 miliardë euro

Maqedonia

VW sjell tërmet në Ballkan – pritet të investojë 1.4 miliardë euro

Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:15
VW

Plani i firmës gjermane të automobilave VW, ka elektrizuar gjithë Ballkanin. Kjo firmë gjigante pritet të investojë 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një fabrike në rajon. Shpresat e shteteve të Ballkanit janë të mëdha, dhe prej tani kanë filluar të luftojnë që të thithin këtë investim, shkruan media austriake “Die Presse”.

Se ku do derdhen gjithë këto para, pritet të bëhet e ditur gjatë muajit maj 2019, përcjell foldrejt.com. Mediat qeveritare serbe prej tani shkruajnë se “Serbia ndodhet përpara një tërmeti!”. Por në fakt, VW nuk e ka vendosur akoma vendin ku do investojë dhe në garë janë edhe shtete si Turqia, Bullgaria, Rumania si dhe Republika e Maqedonisë Veriore, përcjell foldrejt.com.

300 mijë automobila në vit

Kjo fabrikë pritet që deri në 2023 të prodhojë 300 mijë vetura të markës VW, Skoda dhe SEAT, kurse do punësohen rreth 5.000 punëtorë. Gjithashtu mijëra punëtorë tjerë do punësohen për transport dhe sektorin administrativ.

Në këtë aspekt, kudo që të hapet kjo fabrikë, do sjell një rritje të të ardhurave financiare të atij shteti. Për këtë, shtetet e lartëpërmendura kanë pse të luftojnë prej tani.

Deri tani në Turqi ndodhen fabrikat e Ford, Hundai dhe Honda, në Rumani Fordi dhe Dacia, kurse në Serbi vetëm Fiati.

Pse Maqedonia Veriore duhet të ketë shpresë?

Mediat gjermanofone gjithmonë e më tepër flasin për rritjen e tensioneve mes BE dhe Ankarës, andaj Turqia nuk shihet si protagonistja për t’u ndërtuar kjo fabrikë. Në rajonet rumune si Timisoara dhe Cluj ka mjaft fabrika tjera që do ishte shumë sfiduese për VW të gjente punëtorë të tjerë, kurse në Rumaninë lindore, edhepse ka forcë punëtore, nuk ka pozitë të mirë gjeografike.  Serbia prej muajsh është përfshirë nga protesta gjigante anti-qeveritare, ku e fundit ishte gjatë kësaj të shtune.

Kjo le të kuptohet se favorizohet Bullgaria dhe Maqedonia Veriore.

Por VW deri tani gjithçka ka lënë të hapur. Të gjithë luftojnë për të fituar këtë investim gjigant. Çudi që në shkrimin e Die Presse, nuk përmenden shtetet si Kosova dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat