Konferencë për "Lidershipin e grave në fushën e sigurisë"

Maqedonia

Konferencë për "Lidershipin e grave në fushën e sigurisë"

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Konferenca me temë “Lidershipi i grave në fushën e sigurisë” do të mbahet sot në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Siç është paralajmëruar, konferencën do ta hap ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ndërsa do të flasin edhe kryetarja e Odës së Sigurimit të RMV-së, Verica Mileska Stefanovska, kryetarja e Këshillit Kombëtar për Barazi Gjinore, Savka Todorovska, përfaqësues të UN Women në vend, dekani dhe prodekani i Fakultetit të Sigurisë në Shkup, prof.dr. Nikolla Dujovski dhe doc.dr. Marjan Gjurovski, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Sindikata e Policisë së Maqedonisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe institucione të tjera nga vendi.

Qëllimi i konferencës është përmes pjesëmarrjes së udhëheqësve dhe ekspertëve nga fusha e sigurisë të detektohen përparësitë dhe dobësitë e lidershipit të grave në organet dhe institucionet e sigurisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat