Raporti për vendet me ajrin më të ndotur në botë, kryesojnë Tetova, Manastiri dhe Shkupi

Maqedonia

Raporti për vendet me ajrin më të ndotur në botë, kryesojnë Tetova, Manastiri dhe Shkupi

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:42
Foto Ilustrim

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi  është vendi i 315’të në botë për ndotjen e ajrit, sipas raportit të fundit të publikuar për vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë për vitin 2018.

 

Sipas të njëjtit raport, shtatë nga dhjetë qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë gjenden në Indi.

Derisa, raportohet se disa nga qytetet e Kinës kanë shënuar përmirësim të dukshëm sa i përket cilësisë së ajrit.

Qyteti më i ndotur në botë sipas këtij raporti të Greenpeace dhe AirVisual është Gurugram, i cili gjendet në periferi të kryeqytetit indian, Nju Dehli. Indeks mesatar i cilësisë së ajrit në këtë qytet ishte 135.8 gjatë 2018’tës – tri herë më shumë se niveli që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA e konsideron të shëndetshëm.

Sipas raportit, ndotja e ajrit gjatë vitit 2019 do të shkaktojë rreth 7 milionë vdekje të parakohshme dhe do të ketë ndikim të madh negativ ekonomik.

Problemi i ndotjes së ajrit më shqetësues është në Azinë Jugore. 18 nga 20 qytetet më të ndotura në botë gjenden në Indi, Pakistan dhe Bangladesh.

Ndryshimi i klimës “po i keqëson dukshëm efektet e ndotjes së ajrit duke ndryshuar kushtet atmosferike dhe duke përforcuar zjarret që po përfshijnë pyjet” – thuhet në raport.

Nga raporti i fundit rezulton se nga tre mijë qytete sa janë përfshirë në raport, 64 prej tyre kanë tejkaluar vlerat normale të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajri i ndotur përmban kimikale si sulfatet, nitratet dhe karboni i zi, të cilët shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe zemrës. Madje, mund të shkaktojnë edhe kancer.

Gjatë muajve të dimrit, Shkupi shpeshherë i kishte prirë listës së vendeve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë.

Për disa muaj, kjo ishte shndërruar në fenomen shqetësues, pasi vlera e ndotjes së ajrit shpeshherë ishte alarmante.

Matjet bëheshin nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Për ndotjen e ajrit, Shkupi shpeshherë kishte tejkaluar edhe shtetet me nivelin më të lartë ndotjes, siç ishin India, Pakistani e Kina.

Kjo gjendje kishte alarmuar institucionet dhe qytetarët, ku këta të fundit madje kishin mbajtur një protestë në shesh.

Gjatë muajve të parë të dimrit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu kishte sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska, për shkak të komplikimeve shëndetësore që do të mund të shfaqeshin shkaku i ndotjes së lartë.

Institucionet kishin ndërmarrë masa afatshkurtra për problematikën e ndotjes së ajrit.

Fillimisht ishte ndaluar qarkullimi i veturave në disa zona të kryeqytetit, por për shkak të tollovisë së shkaktuar, ky vendim ishte anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat