LSDM: Të kota janë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të krijuar panik, kthehet besimi në MPB

Maqedonia

LSDM: Të kota janë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të krijuar panik, kthehet besimi në MPB

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:43
LSDM dhe VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “koha kur MPB ishte sinonim i joprofesionalitetit, partizmit, mbulimit të vrasjeve mbaroi me kalimin e VMRO-DPMNE-së në opozitë”.

“Në vend se të thotë gënjeshtra dhe njoftime jo të verifikuara nga selia e shtrenjtë dhe të keqpërdor tragjedi njerëzore për të krijuar panik, le të mësojë se si punohet në mënyrë të përgjegjshme dhe se si kthehet besimi i qytetarëve tek institucionet.

Sipas LSDM-së, pas reformave të zbatuara, policia sot punon në mënyrë profesionale dhe efikase në interes të qytetarëve dhe në shërbim të ligjit dhe se kjo është konfirmuar nga anketimet e mendimit publik që tregojnë se 75% e qytetarëve ndihen të sigurt ndërsa në kohën e VMRO-DPMNE-së, siç thonë nga LSDM, besimi në polici ka qenë 23%.

“Është ulur norma e vrasjeve për 37%. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2018 janë bërë 18 vrasje nga ku 17 janë zbardhur. Po ulet norma e krimit, ndërsa policia në kohë vepron pas secilës shkelje ligjore”, thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE, thonë në fund të njoftimit LSDM, nuk mund të pajtohet se MPB funksionon profesionalisht dhe ofron siguri për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat