Osmani: Pres që ligji për PSP-në të kalojë në qeveri

Maqedonia

Osmani: Pres që ligji për PSP-në të kalojë në qeveri

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:02
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani njoftoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë pritet të kalojë ligji për PSP-në.

Ai pas takimit me kryetarin e komisionit Anti-korrupsion tha se vazhdojmë me reformat dhe përmbushjen e pikave nga plani 18, ndërsa komisioni për parandalimin e korrupsionit është pjesë e saj.

“Sot në qeveri me siguri do ta kalojmë ligjin për prokurori që përfshin edhe PSP-në. Kjo do të thotë se dy sistemet për anti-korrupsion, prokuroria dhe komisioni për parandalimin e korrupsionit, janë një nga sukseset kryesore”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani anëtarëve të komisionit jua përcolli gatishmërinë e Qeverisë për intervenim në kuadër të kompetencave të tyre, në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komisioni, si nga aspekti teknik, hapësinor dhe organizativ, si dhe mbështetje në përgjithësi dhe besim për punën e tyre.

Kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska, tha se kanë kërkuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane hapësira të reja për funksionimin e këtij komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat