Sheqeriska për vizitë pune në SHBA

Maqedonia

Sheqeriska për vizitë pune në SHBA

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:21
Radmilla Sheqerinska

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska po qëndron për vizitë pune në SHBA, ku ditët në vijim do të ketë takime me përfaqësuesit e lartë në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardh, me senatorët, kongresmen dhe diplomatë të NATO-s.

Sheqerinska do të mbajë fjalim hyrës në Konferencën e NATO-s për ndërtimin e integritetit me temë “Ndërtimi i institucioneve të afta dhe përgjegjëse për fuqizimin e aspiratave tona”.

Gjatë vizitës ajo, do të merr pjesë në debatin të organizuar nga ndikimi tink-tenk “„German Marshal Fund“ me temë “NATO dhe më gjerë” dhe të mbajë ligjëratë në kolegjin për siguri ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat