Thirja e Osmanit te Komisioni për luftimin e korrupsionit, a do të vlej edhe për Kreshnik Bekteshin !?

Maqedonia

Thirja e Osmanit te Komisioni për luftimin e korrupsionit, a do të vlej edhe për Kreshnik Bekteshin !?

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:53
Kreshnik Bekteshi

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani së bashku me kryetaren e Komisionit për luftimin e korrupsionit u zotuan për çrrënjosjen e korrupsionit, si një prej parakushteve kyçe për anëtarësim në BE. Pas takimit afro një orësh, Bujar Osmani tha se sot Qeveria do ta sjellë edhe ligjin e PSP së me çka dy shtyllat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, do të vendosen në bazament të fortë dhe kështu Maqedonia do të vazhdojë me reformat që ia ka vendosur Bashkimi Evropian.

“Lufta me korrupsionin nuk është selektive prandaj i bëj thirrje Antikorrupsioni që të zbulojë të gjithë rastet e nepotizmit”, tha Osmani.

Por a do të vlej thirrja e Osmanit edhe për Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që të tërheqë motrën e tij si e punësuar në Kompaninë MEPSO?.  

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kohë më parë tha se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe nuk do të kërkojë nga motra e tij ta braktisë vendin e punës në SHA MEPSO, për shkak se nuk është e punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, është e rritur, nuk jeton me atë, është e martuar dhe vendosë vetë për jetën e saj. Përgjegjësi morale do të kishte ndjerë vetëm nëse konfirmohet se ka ndikuar në ndonjë punësim, mirëpo ka garantuar se nuk e ka bërë me asnjë prej të afërmve të tij.

Komisioni shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka përpiluar një listë prej 42 personave të punësimi i të cilëve vihet në “dyshim”. Për këto persona javë më parë të Komisionit Antikorrupsion do të hapen edhe lëndë.

Në listën e cila u bë publike nga mediat, përvec familjarëve të disa funksionarëve të LSDM-së, gjendet edhe gruaja e vëllait të bashkëshortes së ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe shumë emra të personave të cilët ndërlidhen me funksionarë nga udhëheqësia e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat