Qeveria e Maqedonisë voton ligjin për prokuroritë me të cilin rregullohet puna e PSP-së

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë voton ligjin për prokuroritë me të cilin rregullohet puna e PSP-së

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:49
PSP

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi ligjin për prokuroritë me të cilën rregullohet edhe statusi i PSP-së.

“Fati i Prokurorisë Speciale Publike nuk është më i pasigurt. Sot Qeveria e miratoi Ligjin për Prokurorin Publike në të cilën rregullon statusin, autonominë dhe kompetencat e PSP-së”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Baza për përgatitjen e këtij ligji ishin dy raportet e grupit të ekspertëve të Pribesë. Gjatë përgatitjes së këtij ligji janë në marrë parasysh të gjithë standardet ndërkombëtare të fushës përkatëse, ndërsa janë shfrytëzuar dhe një numër i madh i përvojave.

Bëhet fjalë për ligjin i cili rregullon materialet e Prokurorisë Publike dhe në kuadër të saj edhe të PSP-në.

Prokuroria Speciale do të jetë kompetente që të procedojë për:

-Për veprat penale të cilat janë të lidhura dhe dalin nga përgjimet ilegale gjatë periudhës 2008-2015 për të cilat janë ngritur akuza dhe janë hapur hetime, si dhe për marrjen e lëndëve për të cilat kompetencat janë themeluar në përputhje me Ligjin për prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve ilegale.

-Për veprat penale për parregullsitë zgjedhore dhe votimin nga kapitulli i gjashtëmbëdhjetë të Kodit Penal.

-Për veprat penale për larje të parave dhe të ardhurave të tjera të sanksionuar sipas nenit 273, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave të sanksionuar sipas nenit 353.

Sipas Ligjit të ri që e propozon Qeveria, PSP do të mund t’i shfrytëzoj bombat për lëndët për të cilat ka ngritur akuza deri më qershor të vitit 2017. Për hetimet e tjera, PSP nuk do të mund t’i shfrytëzoj bombat, por do të duhet të sigurojë dëshmi tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat