Ursula fon der Lajen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut shembull se çfarë do të thotë Evropa

Maqedonia

Ursula fon der Lajen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut shembull se çfarë do të thotë Evropa

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:54
Ursula fon der Lajen

Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt një të ardhme më të mirë. Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për atë se çfarë do të thotë Evropa, thotë ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula fon der Lajen në intervistën për gazetën greke “Ta Nea”, e pyetur për Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“I respektoj  shumë guximin dhe vendosmërinë e të dyja vendeve të shkojnë përpara drejt Marrëveshjes së Prespës. Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt një të ardhme më të mirë.  Greqia ka histori të gjatë dhe krenare dhe e lindi idenë evropiane të demokracisë. Greqia dhe Maqedonia e veriut kanë dhënë shembull të shkëlqyer për atë se çfarë do të thotë Evropa. Të gjithë mundemi të mësojmë  nga kjo – edhe atë të gjithë ne në Evropë do të na bëjë më të fuqishëm”, tha Ursula fon der Lajen.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë pasdite në Athinë do të ketë takime me kolegun e saj grek, Evangelos Apostolakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat