Komuna e Gostivarit do të organizojë takim me mësuesit shqiptarë pensionist për 7 mars

Maqedonia

Komuna e Gostivarit do të organizojë takim me mësuesit shqiptarë pensionist për 7 mars

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:34
Arben Taravari

Vetqeverisja Lokale e Gostivarit këtë vit do të shënojë Ditën e Mësuesit, 7 marsin, dhe atë me takim me mësimdhënësit pensionistë.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se kanë vendosur të festojnë festën në këtë mënyrë me qëllim që të dëgjojnë mendimet dhe qëndrimet e nxënësve, mësuesve dhe profesorëve që kanë përvojë të pasur në arsim.

"Duam të gjithë mësuesit pensionistë shqiptarë, diku rreth 180 që janë, të ulemi, të flasim në një darkë dhe në këtë mënyrë të tregojmë se sa të rëndësishëm janë ata për ne. Ata janë njerëzit të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja që arsimi në Gostivar të zhvillohet. Për këtë festë do të ftohen të gjithë mësuesit shqiptarë pensionistë, derisa për mësuesit pensionistë maqedonas do të organizojmë takim më 24 maj, në ditën e arsimit maqedonas, dhe me turqit më 21 dhjetor, dita e mësimit në gjuhën turke. Shpresoj se mësuesit do të kenë çfarë të më thonë dhe të më këshillojnë", deklaroi kryetari i Gostivarit Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat